Google ADS

Vjedhje e rëndë në Fushë Kosovë, arrestohet një grua

09:48 | 7 Mars 2024
E.G

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua e cila dyshohet se ka kryer vjedhje të rëndë në Fushë Kosovë.

Sipas policisë, e dyshuara ka vjedhur një orë dore, një zingjir ari, një telefon, kuletë në të cilën kishte para dhe dokumente personale të viktimës, shkruan Arbresh.info.

“VJEDHJE E RËNDË Fushë Kosovë, 14.04.2023, 00:30.  Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se e dyshuar femër kosovare, e njëjta ia ka vjedhë një orë dore, një zinxhir ari, një telefon, kuletën në të cilën  kishte para dhe dokumente personale të viktimës.”, thuhet në raportin e policisë.

E dyshuara është dërguar në mbajtje./Arbresh.info/

Të ngjashme