Google ADS

Bayern dëshiron mesfushorin e Leverkusen, mund ta marrë vetëm duke paguar klauzolën e lirimit

23:46 | 6 Mars 2024
D.H

Bayern Munich ka nisur të mendojë për merkaton e verës.

Sipas raportimeve të medieve gjermane, bavarezët kanë kthyer fokusin nga mesfushori i kryesuesve të Bundesligas, Jeremie Frimpong.

Holandezi ka kontratë me Bayer Leverkusen deri në verën e vitit 2028 dhe “aspirinat” nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga shërbimet e 23-vjeçarit.

Në një situatë të tillë, në rast se Frimpong do të pëlqente bashkimin me kampionët në fuqi të Gjermanisë, Bayern Munich i mbetet vetëm të paguajë klauzolën e lirimit të mesfushorit, që është 45 milionë euro./ss

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme