“Të garantojmë shumicë qeverisëse të qëndrueshme opër vijimin e progresit”.
Socialistët e Lushnjes e morën mesazhin nga kreu i Partisë, kryeministri Edi Rama se procesi i hapjes dhe përtëritjes së strukturave duhet të garantojë një mandat të ri qeverisës që progresi i arritur të mos ndalet.
“Cikli ynë i qeverisjes është një cikël i pambyllur, që do të thotë që të gjithë kantieret e reformave janë kantiere të pambyllura, që do të thotë që për të garantuar mbylljen e tyre me sukses, ne duhet të bëjmë ç’mos që të arrijmë objektivat strategjikë të vizionit të Shqipërisë 2030”, tha Rama.
Në rolin e Kryeministrit, Edi Rama tha se potencialet që ka vendi ynë, janë ende të pashfrytëzuara pavarësisht rritjes pozitive të disa sektorëve. Për të, ka prioritet garantimi i reformës në drejtësi.
“Ne kemi një potencial shumë më të madh se sa rezultatet, qoftë në aspektin e fushave të zhvillimit të vendit, kemi një potencial shumë më të madh se rezultatet në ekonomi, pavarësisht se sot pa diskutim ekonomia është më mirë se sa ka qenë ndonjëherë, por ama nuk është aq mirë sa, ne duhet ta bëjmë që të jetë. Pa folur për drejtësinë që nuk diskutohet, ka hyrë në një fazë të re, por është një fazë e re embrionale që duhet garantuar”, tha Rama
Kryesocialisti kërkon angazhimin e strukturave që në 2025 shumica qeverisëse të jetë e qëndrueshme dhe e aftë për të marrë vendime për vazhdimin e reformave të nisura./Klan News
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...
Pas tërheqjes së Matt Gaetz, Trump emëron Pam Bondin për pos...
Horoskopi, çfarë kanë parashikuar yjet për shenjën tuaj sot
Shënohet Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe