Google ADS

Arrestohen pesë persona pas një mosmarrëveshje në Mitrovicë, konfiskohen tri armë zjarri

21:35 | 6 Mars 2024
E.H

Pesë persona janë arrestuar pas një mos marrëveshje mes tyre në rrugën “Azem Galica” në Mitrovicë.

Në njoftimin e policisë thuhet se nga rrjedhja e hetimeve ka rezultuar se në rast ishin ekspozuar edhe armë zjarri, përcjell Arbresh.info.

Në cilësi të provave materiale janë konfiskuar tri armë të llojit pistoleta dhe 31 fishek.

“Pas intervistimit, të dyshuarit A .A., 66 vjeçar, për veprën penale , “Mbajtje në pronësi, kontrolle ose posedim i paautorizuar i armëve” me aktvendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor. Ndalimi policor i është caktuar edhe të dyshuarit L. Xh., 33 vjeçar, për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar””, thuhet në njoftim.

Ndërsa tre nga të dyshuarit tjerë pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme