Kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Talat Xhaferi, deklaroi se informatën për tentim atentat ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, nuk mund ta trajtojë ndryshe, përveç se si lajm të rrejshëm.
“Unë duke i pasur informatat si kryeministër nuk mund ta trajtoj ndryshe dhe ta definoj ndryshe për faktin që burimi i asaj informate nuk është as hapësira e Kosovës, as hapësira e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku Kryeministri ka qëndruar. Në bazë të informatave del që gjatë qëndrimit në Kombet e Bashkuara në Nju Jork, në Këshill Sigurimit, në seancë, në Facebook është paraqitë kanasje që nuk mund ta them është apo nuk është ashtu, por sidoqoftë nuk e ka burimin në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe nuk ka parathënie në kuptimin që ka pasur rrezik të tillë”, tha Xhaferi në emisionin context.
Ai tha se mënyra e komunikimit të këtij informacioni, i ka bërë dëm vetëm se vetë institucionit përkatës në Republikën e Kosovës, në kontekst të besueshmërisë për këmbim të informatave në të ardhmen.
“S’do mend që punë e institucioneve përkatëse, është edhe shkrimi më i vogël që mund të ndodhë edhe në kontekst, në relacion me bartësit e funksioneve, që të jetë temë trajtimi dhe çdo mend që komunikimi mes institucioneve ka ekzistuar, ekziston dhe do të ekzistojë dhe s’do mend që ajo mënyrë e komunikimit i ka bërë dëm vetëm se vetë institucionit përkatës në Republikën e Kosovës, në kontekst të besueshmërisë për këmbim të informatave në të ardhmen, sepse informatat që shpërndajnë dhe që komunikojnë e këmbejnë institucionet përkatëse shtetërore, nuk janë temë që mundemi, ne që kemi qasje në ato informata, të dalim sot në emision këtu dhe t’i trajtojmë si çështje që i zbatojmë në publik, për faktin që krejt ne kemi obligime ligjore për afat kohor të caktuar, ato informata të klasifikume të mos i përdorim në publik për faktin që dëmtojnë vetë institucionin”, tha Xhaferi.
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...