Google ADS

Gërvalla priti në takim ambasadorin e ri britanik në Kosovë, e njoftoi rreth proceseve politike nëpër të cilat po kalon vendi

19:38 | 6 Mars 2024
E.H

Thellimi i bashkëpunimit dhe koordinimit në proceset nëpër të cilat po kalon Republika e Kosovës, ishte tema kryesore e takimit që  Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, pati me ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar, të akredituar në Kosovë, Jonathan Hargreaves , të cilin e uroi për marrjen e detyrës duke shprehur besimin dhe vullnetin institucional për bashkëpunim të ngushtë në çështjet me interes të përbashkët.

Gërvalla e njoftoi Ambasadorin Hargreaves rreth proceseve politike nëpër të cilat po kalon Republika e Kosovës dhe progresin e arritur në shumë fusha, si në demokratizim të vendit, sundim të ligjit, respektim të të drejtave dhe lirive qytetare, zhvillim të qëndrueshëm dhe integrim në strukturat euroatlantike.

Ministrja Gërvalla falënderoi ambasadorin britanik për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë Kosovës, që nga çlirimi, pavarësia, shtetndërtimi dhe integrimi euroatlantik si dhe për rolin e rëndësishëm që e luan sot në çështjet e sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe mbështetjen e thellë ndaj Republikës sonë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme