Google ADS

Vetaksident në Prizren – Vetura bie nga 10 metra lartësi në lum, humb jetën një person

19:03 | 6 Mars 2024
E.H

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar si pasoj e një vetaksidenti që ka ndodhur sot në rrugën Prizren-Reqan.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Bytyqi tha se viktima, derisa ishte duke e drejtuar automjetin ka humbur kontrollin dhe ka kaluar në anën e majtë të rrugës me ç’rast ka goditur anësoret dhe ka rënë poshtë në lugun e lumit me lartësi rreth 10 metra.

F.M 70-vjeç ka humbur jetën në vend të ngjarjes ndërsa pasagjerja E.M 67-vjeçare ka pësuar lëndime trupore.

“Me datë 06.03.2024 rreth orës 15:40 është raportuar për një vetaksident trafiku në rrugën Prizren-Reqan me pasoja fatale. Deri te aksidenti ka ardhur kur ngasësi (F.M. I lindur me 1954 , mashkull) nga fshati Llokvicë, Prizren, derisa ishte drejtuar automjetin humbë kontrollin e automjetit dhe kalon në anën e majtë të rrugës ,e godet anësorën dhe bie poshtë në lugun e lumit, automjeti bie nga lartësi përafërsisht 10 metra. Si pasojë e aksidentit ngasësi mbetet I vdekur në vend ,ndësa pasagjerja (E.M. e lindur më 1957 ) pëson lëndime trupore, ajo është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren dhe pas tretmanint mjekësor është liruar”, ka thënë Bytyqi.

“Në konsultim me prokurorin kujdestar trupi I pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësis Ligjore në Prishtinë. Rastin është duke e hetuar Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor të Prizrenit”, shtoi Bytyqi./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme