Kryeministri i vendit, Albin Kurti, mirëpriti sot në takimin e parë ambasadorin e ri të Malajzisë në Kosovë, Zahid Rastam.
Duke i uruar mirëseardhje dhe mbarësi në detyrën dhe përgjegjësitë e reja, kryeministri Kurti i shprehu ambasadorit Rastam mirënjohjen e tij për mbështetjen e Malajzisë ndaj Kosovës, veçanërisht në arenën ndërkombëtare, dhe partneritetin strategjik për Kosovën dhe rajonin, përcjell Arbresh.info.
Diskutuan për raportet dypalëshe dhe për mundësitë dhe fushat premtuese për thellim të bashkëpunimit dhe shkëmbimeve ndërmjet dy vendeve, përfshirë sektorin e tregtisë, teknologjisë e agrikulturës.
Kurti e njohu ambasadorin Rastam me rezultatet dhe politikat e qeverisjes, progresin e shënuar në ekonomi dhe demokraci të vendit, dhe për ofertën e Kosovës për investimet të huaja. Me këtë rast, kryeministri u bëri ftesë bizneseve nga Malajzia që të vizitojnë dhe konsiderojnë Kosovën si vend për investime.
Ambasadori Rastam u shpreh i interesuar për të rritur shkëmbimet tregtare dhe lidhjet ndërmjet qytetarëve të dy vendeve, teksa tha se Kosova dhe Malajzia gëzojnë miqësi të ngrohtë dhe të përzemërt dhe bashkëpunim të qëndrueshëm./Arbresh.info
Trump: SHBA duhet të dalë nga lufta në Ukrainë
Arrestohet Jens Lehmann, dyshohet se voziti i dehur
Shtyhet seanca fillestare ndaj akuzuarve për sulmin në Banjs...
Hovenier: SHBA do ta mbështesë Kosovën në rrugën euro-atlant...
Terroristët e Banjskës do procedohen penalisht ndaras nga 42...
Seanca për tre terroristët serbë, kundërshton avokati i njër...