Erdhi me shumë bujë në Kosovë, por aventura e tij tek skuadra e Bashkimit përfundoi shumë shpejtë.
Terrance Ferguson kanë ndërprerë marrëveshjen e bashkëpunimit, për arsye disiplinore thuhet në njoftimin e Bashkimit, shkruan Arbresh.info.
Lajmin e ka bërë të ditur Bashkimi përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Lojtari në fjalë luajti vetëm një ndeshje me Bashkimin, në humbjen ndaj Golden Eagle Ylli.
Madje aventura e tij nisi mjaft pasi vetëm pas disa minuta lojë ai kolapsoi në fushë dhe është të largohet nga parketi për t’u dërguar në spital.
Më pas ai u rikthye sërish por vetëm për të përcjellur ndeshjen nga banka.
Kujtojmë se Ferguson ka një eksperience fantastike në NBA me mbi 200 paraqitje në klubet OKC THUNDER dhe PHILADELPHIA 76ers./Arbresh.info/
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...