Për nder të 26-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, lider e qytetar kanë vizituar Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Disa nga qytetarët kanë ardhur nga vendet të ndryshme për të nderuar familjen Jashari dhe komandantin e UÇK-së, Adem Jashari.
Më këtë rast ka folur për Arbresh.info shoku i ngushtë i Adem Jasharit, të cilët aso kohe janë njoftuar në Tiranë.
Ai thotë se dëshira e tij ishte bashkimi kombëtar.
“Unë kam ardhur prej Zvicrës që dy ditë, përndryshe kam ardhur prej Korishës së Prizrenit, unë kam qenë shoku i ngushtë i Ademit, në vitet 90ta në Tiranë, për të folur me ta dhe për veprat e tyre, mbulohet dhe me javë të tëra, inshaAllah realizohet ajo për çka kanë rënë këta, ata kanë ra për bashkim kombëtar, dhe shqiptarët ta duan atdheun si e ka dashtë ai dhe është flijua për të, unë jam njoftuar me Adem Jasharin, përmes Fehmi Lladrovci, pastaj kemi qenë më gjatë në Tiranë, me Kadri Veselin, Adem Jasharin, me Shaip Mujën, atje kemi ndej tri vjet gati katër bashkë, ai ka pasur fatin më të mirë që të shkoj për ditë të mira, neve po i shohim dhe keq nganjëherë, çfarë të bëjmë fatkeqësia”, tha ai./Arbresh.info/
“Edhe katër investime të mëdha në stadiumet e futbollit” – Ç...
Musliu: Faton Peci e Fitore Pacolli bashkëpunëtorë në manipu...
Zyrtari i LDK-së thotë se Fitore Pacolli ia dha 100 mijë eur...
David: Barcelona ka qenë ekipi me të cilin jam rritur, ëndrr...
Çfarë e bën ecjen kaq të mrekullueshme për shëndetin tuaj?
Vullneti: Edi është 100% tipi i Xhenetës