Çeku: Epopeja e UÇK-së do të mbetet përherë në qendër të kujtesës kolektive të popullit shqiptar

14:58 | 6 Mars 2024
E.G

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku ka thënë se Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të mbetet përherë në qendër të kujtesës kolektive të popullit shqiptar.

Me anë të një postimi në Facebook, Çeku ka shprehur nderim dhe mirënjohje të sakrificës së familjes Jashari, shkruan Arbresh.info.

“Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të mbetet përherë në qendër të kujtesës kolektive të popullit shqiptar. Nderim dhe mirënjohje të thellë sakrificës sublime të familjes Jashari me komandantin legjendar Adem Jashari në krye.”, u shpreh Çeku.

“Lavdi të rënëve për liri e pavarësi!”, përfundoi ai./Arbresh.info/

Të ngjashme