Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se është ulur lista e pritjes në Klinikën e Kardiokirurgjisë.
Vitia tha se është ulur lista e pritjes për pacientët nga 1 vit në 3 muaj.
Ministri tha gjithashtu se po punohet në renovimin e riorganizimin e klinikës në tërësi, shkruan Arbresh.info
Postimi i plotë:
Klinika e Kardiokirurgjisë – gjithçka në transformim
Është ulur lista e pritjes për pacientët nga 1 vit në 3 muaj.
Aktualisht po punohet në renovimin e riorganizimin e klinikës në tërësi.
Në mjekimin intensiv të klinikës u rrit numri nga 4 në 10 shtretër.
Dhomat për infeksione të rënda po izolohen sipas standardeve evropiane.
Sallat e operimit janë në proces të renovimit e riorganizimit në përputhje me nevojat dhe standardet kardiokirurgjike.
Numri i shtretërve në repart është rritur.
Klinika do ta ketë depon për barna, hapësirën për materiale kirurgjike, arkivën dhe dhoma për personelin shëndetësor.
Janë duke u riorganizuar sporteli edhe po bëhen nyje sanitare të reja.
Çdo ditë punë të reja për transformimin e plotë klinikë për klinikë
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?