Google ADS

KQZ-ja miraton katër rregullore zgjedhore

14:12 | 6 Mars 2024
K.B

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), të mërkurën ka mbajtur mbledhjen e radhës.

Në rend dite kishte miratimin e katër Rregulloreve Zgjedhore, raporton Ekonomia Online.KQZ-ja sot miratoi rregulloren e parë, atë zgjedhore për regjistrimin dhe funksionimin e partive politike.

Po ashtu, me shumicë votash u miratua edhe rregullorja e dytë, ajo për emërimin, përbërjen dhe funksionimin e Komisioneve Komunale për Zgjedhje.

Në vazhdim, KQZ-ja miratoi edhe rregulloren për krijimin, konfirmimin dhe kundërshtimin e listës së votueseve dhe rregulloren për certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre./eo

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme