Bellingham suspendohet me dy ndeshje për fyerjet që ia bëri referit

12:11 | 6 Mars 2024
KRG

Jude Bellingham është suspenduar me dy ndeshje në La Liga.

Vendimi është marrë sot pas situatës së krijuar në fund të ndeshjes mes Valencias dhe Real Madridit.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari sportiv italian, Fabrizio Romano, përcjell “Gazeta Express”.

Ky vendim lidhet me reagimin e yllit anglez kur nuk iu pranua goli në minutat shtesë pasi referi e kreu lojën derisa Brahim Diaz po harkonte në drejtim të tij.

Ish-futbollisti i Borussia Dortmundit e fyeu gjyqtarin, duke i bërtitur atij dhe duke protestuar për golin që ia anuloi.

Ky vendim i referit u konsiderua si skandaloz pas lojës. /

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme