Presidenti francez, Emmanuel Macron u ka kërkuar aleatëve të Kievit që “të rriten” dhe të tregojnë “guxim”, disa ditë pasi ai u përball me reagime për diskutimin e hapur të dërgimit të trupave në Ukrainë.
“Ne sigurisht po i afrohemi një momenti në Evropën tonë ku do të ishte e përshtatshme të mos jesh frikacak,” u tha Emmanuel Macron emigrantëve francezë që jetojnë në Pragë.
Sipas mediave të huaja, ai tha se Franca dhe Republika Çeke ishin “të vetëdijshëm se lufta është kthyer në tokën tonë [në Evropë], se disa fuqi që janë bërë të pandalshme po zgjerojnë çdo ditë kërcënimin e tyre për të na sulmuar edhe më shumë dhe se ne do të duhet të jetojmë në këmbë të historisë dhe guximit që ajo kërkon”.
Ai nuk ka dhënë më shumë detaje se çfarë do të thotë kjo.
Macron u përball me kritika nga disa aleatë pasi sugjeroi se trupat perëndimore mund të dërgoheshin në Ukrainë gjatë një konference muajin e kaluar.
Zyrtarët francezë më vonë thanë se presidenti kishte për qëllim të nxiste debatin dhe se idetë përfshinin trupa jo luftarake në role të tilla si çminimi, mbrojtja e kufirit ose trajnimi i forcave ukrainase./euronews.
Dhjetë gabime që ndikojnë në gjumin tonë dhe si t’i sh...
Një mbretëri e fshehur virusesh jeton në zorrët tona
Kusari-Lila thotë se Qeveria Kurti ia çjerri maskën Vuçiqit ...
Sinani: Nga nesër nis grumbullimi i qenve endacak në Preshev...
Rama takim nesër me kryebashkiakët socialistë dhe drejtuesit...
Flick ka katër opsione për ta zëvendësuar Olmon e lënduar nd...