Sonte do të zhvillohet një ndeshje interesantë në kuadër të javës së 23-të në Superligën e Kosovës në Basketboll.
Bëhet fjalë për ndeshjen Prishtina-Trepça, dy rivalët e moçëm në basketbollin kosovar, shkruan Arbresh.info.
“Xehetarët” janë liderë me 20 fitore e dy humbje, derisa Bardhekaltrit renditen në vendin e tretë me 14 fitore e tetë humbje.
Dy klubet së fundmi janë përballur edhe në finalen e Kupës në Gjakovë.
Skuadra e Mitrovicës kanë 15 fitore radhazi në elitë, derisa kanë fituar tri takimet në Superligë ndaj prishtinasve në këtë edicion, që kërkojnë titullin e kampionit.
Përveç kësaj ndeshje do të zhvillohet edhe një tjetër mes Pejës dhe Proton Cable Prizrenit.
Verdhezijntë janë në vendin e dytë me 16 fitore e gjashtë humbje, kurse prizrenasit pas fitores ndaj Sigal Prishtinës janë të motivuar dhe e kërkojnë fitoren e radhës, derisa renditen në vendin e shtatë me shtatë fitore e 15 humbje./Arbresh.info/
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...