Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj mori pjesë në ceremoninë e zbulimit të busteve të Sala e Hamit Jasharit në Prekaz.
Haradinaj tha se në Prekazin heroik, çdo shtëpi ka një histori dhe se Sala e Hamit Jashari u bënë simbole simbole të qëndrueshmërisë dhe gatishmërisë për sakrificë.
“Në Prekazin heroik, çdo shtëpi ka një histori. Shembulli i qëndresës heroike të Baces Shaban, Ademit e Hamzës, nuk ishte i vetëm. Shtëpia e Hamit e Sale Jasharit ishte shndërruar në strehë të sigurt për celulat e para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Luftëtarët e lirisë, gjetën aty ngrohtësinë, por edhe frymëzimin për të vazhduar në rrugën e lavdisë. Në kohën kur nëna Sale dhe baci Hamit, ishin bërë simbole të qëndrueshmërisë dhe gatishmërisë për sakrificë, ata hynë në faqet e historisë sonë kombëtare, për të mbetur aty, si yje ndriçues për brezat që vijnë”, shkruan Haradinaj në Facebook.
Haradinaj thotë se në vendin ku ata i falën jetën Atdheut, sot zbuluam bustet e tyre, që simbolizojnë sakrificën shekullore të familjeve shqiptare për liri e bashkim.
“Pikërisht në vendin ku ata i falën jetën e tyre Atdheut, sot zbuluam bustet e tyre, që simbolizojnë sakrificën shekullore të familjeve shqiptare për liri e bashkim. Nëna Sale e baci Hamit, ju faleminderit për shërbimin”, shkruan ai./Arbresh.info/
Mblidhen sot gjashtë komisione parlamentare
Mbahet sot seanca fillestare për sulmin terrorist në Banjskë
Moti sot i vranët me riga shiu e shkarkime rrufesh
Regjistrohet rasti i pestë me ethet e Nilit Perëndimor në Ma...
KQZ: 4417 aplikime për t’u regjistruar si votues jashtë Koso...
Como arrin fitoren e parë në Serie A ndaj një kundërshtari t...