Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka publikuar disa pamje në Facebook, ku shihen studentët duke pastruar në Universitetin e Prishtinës, e krejt kjo pasi punëtorët teknik aktualisht janë në grevë.
Azemi përmes një postimi në Facebook ka thënë se pret nga ta përkrahje për punëtorët teknikë e jo veprime për ta thyer grevën.
Sipas Azemit, me këto veprime nuk frikësohet askush.
“Kur disa studentë mundohen ti zëvendësojnë grevistët e UP duke bër pastrimin e disa koridoreve , ne i inkurajojmë që kte ta bëni deri në pafundësi po sju japin as ju ma shumë se 300 eu ,ne presim përkrahje nga studentët dhe jo thyerje të grevës , me kto veprime nuk mund ta friksoni askend me përjashtim të atyre që ju fusin në ktë lojë .’, tha Azemi./Arbresh.info
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit