Sara Gjordeni reagoi menjëherë pas daljes nga shtëpia e “BBVA 3” me disa postime në Instastory, ku nuk la pa cekur asnjë detaj të ngjarjeve të përfolura me të protagoniste.
Ajo foli dhe njëherë për përballjen me Françeskën duke theksuar se pendohet për veprimin e nxituar, por pranon se ai reagim erdhi nga më shumë se 30 raste kur nxitjet nga ana e konkurrentes tjetër ishin të vazhdueshme.
Gjordeni thekson se me veprimin e saj që çoi në konfrontim fizik, ajo i qëndroi fjalës që kishte dhënë për të mos falur asnjë ofendim tjetër. Sara thotë edhe se qëndrimi i Françeskës në shtëpi ishte i padrejtë, sepse gjykimi u bë veç për pasojën e jo për shkakun. Gjodeni ka kërkuar prapë ndjesë publike për agresivitetin.
Sigurisht, nuk munguan dy fjalë edhe për Bardhin, i cili sipas Sarës është djali më burrë në shtëpi, ai është babai i fëmijëve të saj dhe asnjë i tretë nuk do bëhet shkak për ndarjen e tyre sepse kanë ndjenja të sinqerta në mes.
Së fundmi, Sara ndaloi të shpjegojë raportin më Meritonin, i cili u bë i ngushtë ditët e fundit dhe u trajtua me shumë shaka dhe batuta online nga ndjekës të programit, të cilët kthyen në meme fotot e çiftit dhe Meritonit në shtëpi. Sara tha se i duket e turpshme çfarë është folur për këtë miqësi online dhe theksoi se ajo, Meritoni dhe Bardhi ishin i vetmi grup i vërtetë në atë shtëpi.
Sipas saj, Meritoni ëshhtë ndjerë i tradhtuar në situatëtn e rripit që e përballi me Riken dhe nuk ka qenë mirë fizikisht së fundmi. “Mendje perverse, thjesht t’ju vijë turp”, shkroi në fund Gjordeni.
Dhe për të mbyllur diskutimet, Sara zbuloi pengun e vetëm që i mbeti nga kjo eksperiencë: publikimi i linjës së jetës. Gjordeni deklaroi se do kuptohej shumë nga karakteri i saj pasi njerëzit të dëgjonin për jetën e influencueses.
“Me dashuri, mafia e bukur a.k.a Griselda Blanco”, ka vendosur Sara ta quajë veten.
Kujtojmë se banorja e shtëpisë së BBV3 u largua nga produksioni për shkak të konfrontimit fizik që pati me Françeskën disa ditë më parë./anabel
“Ti dua sytë që më shikojnë…”- Arioni ulet në gjunjë dhe i s...
Mickoski: Nuk kam informacion për rritjen e çmimit të energj...
Osmani: Lituania vazhdon ta mbështesë fuqizimin ndërkombëtar...
Ukraina sulmon me dronë fabrikën kimike të armëve në Rusi
Haradinaj në takim me fermerë, premton mbështetje financiare...
‘Kryeqyteti pa makina’, Rama: Nga 1 janari me biletë të përb...