Gazetari Lirim Mehmetaj ka njoftuar mbrëmë se është ftuar si i pandehur për veprën penale “nxitje të përçarjes dhe mosdurimit” nga Neni 141 i KPR-së.
Një gjë e tillë ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik, shkruan Arbresh.info.
Reagime ka pasur edhe nga Asociacioni i Gazetarëve (AGK) i cili tha se një thirrje e tillë është alarm për një shoqëri demokratike.
Lidhur me rastin ka reaguar edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë e cila ka njoftuar se ka përcjellë me vëmendje debatin e zhvilluar në opinionin publik lidhur me çështjen e gazetarit.
Sipas njoftimit, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka pranuar Kallëzim penal privat kundër L.M. nga pala e dëmtuar D.M, shkruan Arbresh.info.
“Andaj, njoftojmë opinionin publik se veprimet e ndërmarra në këtë çështje janë në drejtim të trajtimit të Kallëzimit penal, për të cilën Prokurori i Shtetit ka obligim ligjor të trajtoj dhe sqaroj të gjitha rrethanat të cilat pretendohen nga palët e përfshira në proceset që zhvillohen para Prokurorit të Shtetit.”, thuhet në njoftim.
Prokuroria thekson se në këtë situatë kryeprokuorori, Zejnullah Gashi do të analizojë veprimet e prokurories së rastit.
“Megjithatë, në situatën konkrete, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, z. Zejnullah Gashi, do të analizoj veprimet e prokurores së rastit për këtë çështje dhe do të vlerësoj nëse eventualisht ka tejkalim të kompetencave që nuk janë në përputhje me ligjin.”, thuhet ndër të tjera.
“Prokurori i Shtetit mbetet i përkushtuar për respektimin e lirisë së shprehjes dhe të drejtave të tjera të njeriut të cilat janë të garantuara me Kushtetutë dhe ligjet në fuqi.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...