Google ADS

Një shtetas i Bangladeshit lëndohet në vendin e punës në Gjilan, dërgohet në QKUK

10:06 | 6 Mars 2024
E.G

Një shtetas i Bangladeshit është lënduar në dorë përderisa ishte duke punuar.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur të hënën (4 mars) në Gjilan, shkruan Arbresh.info.

Në raportin 24 orësh të policisë, viktima pas trajtimit në Emergjencën e Gjilanit është transferuar në QKUK.

“LËNDIM I RËNDË TRUPOR Gjilan  04.03.2024 – 20:23. Raportohet se viktima mashkull shtetas i Bangladeshit, derisa ka qenë duke punuar në rrethana të panjohura është lënduar në dorë. Viktima pas trajtimit në Emergjencën e Gjilanit është transferuar në QKUK. “, thuhet në raportin e policisë.

Ndërkaq, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse dhe Inspektori i Punës.

Rasti është duke u hetuar./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme