Vdes një shtetas i huaj në QKUK, policia heton rastin

09:41 | 6 Mars 2024
E.G

Policia e Kosovës ka njoftuar se një shtetas i huaj ka ndërruar jetë dje në QKUK.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se sipas dëshmitarëve, viktima vuante nga sëmundje kronike, shkruan Arbresh.info.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

“HETIM MBI VDEKJEN Prishtinë  05.03.2024. Raportohet se në QKUK ka ndërruar jetë viktima mashkull shtetas i huaj, i cili sipas dëshmitarëve vuante nga disa sëmundje kronike. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/

Të ngjashme