Google ADS

Vrasje në tentativë në Prishtinë, arrestohen tre persona

09:35 | 6 Mars 2024
E.G

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të cilët dyshohen të jenë përfshirë në një rast ku është përdorur arma e zjarrit.

Në raportin 24 orësh thuhet se  dy prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërkaq i plagosuri është duke u trajtuar në QKUK nën mbikëqyrje të policisë.

Sipas mjekëve i plagosuri është jashët rrezikut për jetë.

Rasti është duke u hetuar.

“VRASJE NË TENTATIVË Lipjan 05.03.2024 – 20:30. Pas një rasti ku janë përdorur edhe armë zjarri, janë arrestuar tre persona që dyshohet që janë përfshirë në rast, dy prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa i plagosuri është duke u trajtuar në QKUK nën mbikëqyrje të policisë dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. Rasti nën hetime.”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme