Sekuestrohen tri armë zjarri në Prishtinë

09:22 | 6 Mars 2024
E.G

Njësiti për Reagim të Shpejtë mbrëmjen e kaluar në Prishtinë ka gjetur dhe sekuestruar tri armë zjarri në pika kontrolli.

Sipas policisë, të dyshuarit janë shoqëruar në polici, shkruan Arbresh.info.

“Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë, respektivisht Njësiti për Reagim të Shpejtë (NjRSh),- Prishtinë, me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, po vazhdon kontrollet rutinë të automjeteve në lokacione të ndryshme.“, thuhet në njoftimin e policisë.

“Zyrtarët e NjRSh-së, gjatë narës së kaliar në pika kontrolli kanë gjetë dhe sekuestruar tri armë zjarri. Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacionet përkatëse dhe ndaj tyre janë kryer procedurat e nevojshme policore.”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme