Këngëtarja e njohur, Vesa Smolica ka përlotur mbrëmë me rrëfimin e ndjerë, ndërsa ka folur për një periudhë të errët të jetës së saj kur për shkak të problemeve shëndetësore i është dashur të jetojë dhomave të spitaleve.
Vesa tha se në moshë të re ajo nisi të përballej me probleme shëndetësore, të cilat i dobësuan shumë imunitetin dhe i lanë shenja të nxirjes në trup.
Pas kontrolleve mjekësore, doktorët i dhanë tre ditë jetë në spital dhe se këngëtarja ka kryer disa operacione për të përmirësuar gjendjen shëndetësore.
Në përfundim të rrëfimit, Vesa u shpreh se me rrugëtimin e saj në Big Brother ka një mesazh për t’i dhënë të gjithë të rinjve.
“Çfardolloj gjëje që të të ndodh në jetë duhet të vazhdosh, të mos dorëzohesh duhet të ecësh përpara”, tha Vesa.
Pas rrëfimit Vëllai i Madh ka pasur një surprizë për Vesën, takim me nënën e saj, pas 52 ditëve qëndrimi në shtëpi./Arbresh.info/
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...