Shtetet e Bashkuara (SHBA) dhe Jordania hodhën ndihma të reja humanitare nga ajri në Rripin e Gazës për palestinezët të martën.
Ato hodhën me parashutë më shumë se 36.800 ushqime, tha ushtria amerikane.
Lufta e Izraelit në Gazë kundër Hamasit – grupit të shpallur terrorist nga SHBA dhe BE – i ka detyruar shumicën e popullsisë prej 2.3 milionë të kësaj enklave të zhvendosen brenda vendit dhe ka shkaktuar mungesë të madhe ushqimi, uji dhe barnash.
Gjendja në veri të Gazës është më e rëndë, sepse agjencitë humanitare apo kamerat e lajmeve nuk janë në gjendje të shkojnë atje, prandaj ndihmat e së martës u hodhën pikërisht në këtë pjesë.
Autoritetet shëndetësore në Gazë thonë se 15 fëmijë kanë vdekur nga kequshqyerja apo dehidrimi vetëm në një spital.
Furnizimi me ndihma në pjesët e tjera të Gazës, i përkeqësuar prej se nisi lufta më 7 tetor, është kufizuar skajshëm në muajin e fundit. Pjesë të tëra të këtij territori nuk kanë aspak qasje në ushqim. SHBA-ja i hodhi ndihmat e para nga ajri të shtunën, në bregdetin e Gazës jugperëndimore.
Presidenti amerikan Joe Biden tha në rrjetin social X: “Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara ta bëjnë çdo përpjekje të mundshme për të dërguar më shumë ndihma te ata që kanë nevojë të madhe në Gazë. Ne nuk do të rrimë duarkryq. Ne nuk do të lëshojmë pe.”
Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje tashmë shumë herë Izraelit të bëjë më shumë për ta lehtësuar katastrofën humanitare në Gazë, ku më shumë se 30.000 palestinezë janë vrarë nga lufta izraelite, e nxitur nga sulmi i Hamasit në jug të Izraelit më 7 tetor, ku u vranë 1.200 njerëz.
Izraeli thotë se është i gatshëm të lejojë futjen e më shumë ndihmave në dy pika të kontrollit në jug të Gazës, për të cilat ka dhënë leje të hapen, si dhe i fajëson OKB-në dhe agjencitë humanitare se po dështojnë të shpërndajnë më shumë ndihma.
Por, agjencitë humanitare thonë se është bërë e pamundur në mungesë të rendit dhe ligjit dhe se i takon Izraelit – trupat e të cilit i pushtuan qytetet e Gazës dhe i patrullojnë ato – të ofrojë qasje dhe siguri për shpërndarjen e ndihmave./rel
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I