Një 69-vjeçar nga Ferizaj ka humbur jetën pasi aksidentalisht ka rënë në lumin Morava afër pikës kufitare të Dheu i Bardhë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Hashani tha se viktimën dyshohet se uji e ka bartur në territorin e Serbisë edhe tani trupi i pajetë është nxjerr nga lumi.
“ Policia e Kosovës SP Ranilluk ka njoftuar se kanë marre një informatë me 05.03.2024 rreth orës 16:00 se një person mashkull shqiptar shtetas i Kosovës ( R. M. 1955 ) nga Ferizaji dyshohet se ka rënë në lumin Morava afër Pikës Kufitare ,,Dhe I bardhë’’. Të njejtin dyshohet se uji e ka bartur në territorin e R. Sërbisë dhe trupi I pajetë tani veq është nxjerrë nga lumi në afersi të Pikës Kufitare ,,Dheu I bardhë’’ . Sipas informatave të para I ndjeri së bashku me fëmijtë e tij (djalin dhe vajzën) me veturë ishin nisur në drejtim të PK ,,Dheu I bardhë ‘’ . Në afersi të parkingut afër pikës kufitare viktima është afruar afër lumit dhe dyshohet se ai ka rënë aksidentaliaht në lum”, tha Hashani.
“Në lidhje me rastin janë njoftuar të gjitha njësite përkatëse të cilat janë marrë ma rastin . Për rastin është njoftu prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që trupi i pa jetë të dërgohet në IML në Prishtinë . Rethanat e rastit po hetohen nga Policia e Kosovës hetimet rajonale në Gjilan”, shtoi Hashani./Arbresh.info
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...