U raportua për vrasje në lagjen “Dardania”, Policia jep sqarime: Po xhirohet një film

20:16 | 5 Mars 2024
E.H

Mbrëmjen e sotme mediat vendore raportuan për një trup të pajetë në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Madje u aludua edhe për një vrasje, për çka u publikuan edhe pamje nga vendi i ngjarjes, ku shiheshin njësitë policore dhe Ambulanca.

Mirëpo, një gjë të tillë e hedh poshtë Policia e Kosovë, e cila për Arbresh.info kanë dematuar këto raportime duke thënë se bëhet fjalë për një skenë filmike.

“Është një inskenim për një film, skenari i të cilit është aprovuar nga menaxhmenti i Policisë së Kosovës. Xhirimet po bëhen në rrugën ‘Ilaz Kodra’ në Prishtinë”, tha zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme