Deputetja e VV-së, Mimoza Kusari Lila, është shprehur se ka dalë një video-incizim i një diskutimi mes Radojiçiç dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç, ku flitej se ata janë të gatshëm t’i shkojnë në fund çështjes së Kosovës, edhe me mundësinë e një sulmi tjetër si ai i Banjskës.
Komentet Kusari i bëri në një lidhje për Euronews Albania, ku tha se Serbia ka vendosur 48 baza ushtarake përgjatë kufirit me Kosovën.
Ajo tha se një sulm tjetër serb në Kosovë është i mundshëm dhe shtoi se vazhdimisht po dalin fakte për synimet destabilizuese të Serbisë.
“Ka edhe një video-incizim që tregon kriminelin në arrati Millan Radoiçiç, i cili në prani të Vuçiçit dhe zyrtarëve të tjerë të Listës Serbe, deklaron se ata janë të gatshëm të përgatitur të shkojnë deri në fund, me riaktivizim të një sulmi të njëjtë si ai i 24 shtatorit, duke mos kursyer as jetët e tyre. Kur në vazhdimësi dalin fakte për synimet e Serbisë për destabilizim, tregon se situata mes Kosovës dhe Serbisë mund të ketë edhe ndonjë episod të ngjashëm si ai i 24 shtatorit. Ka 48 baza ushtarake të Serbisë të vendosura në kufirin me Kosovën”, tha Kusari.
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?