Mesjava sjell ndeshje interesante në javën e 23-të të Prince Caffe Superligës.
Sfida kryesore e kësaj xhiro do të zhvillohet mes dy skuadrave rivale në basketbollin e Kosovës, Sigal Prishtinës dhe Trepçës, përcjell Arbresh.info.
Këto dy skuadra së fundi u përballën në Gjakovë në finalen e Kupës, ku fituan mitrovicasit.
‘Xehetarët’ janë liderë me 20 fitore e dy humbje, derisa bardhekaltrit renditen në vendin e tretë me 14 fitore e tetë humbje.
Mitrovicasit kanë 15 fitore radhazi në elitë, derisa kanë fituar tri takimet në Superligë ndaj prishtinasve në këtë edicion, që kërkojnë titullin e kampionit.
Të mërkurën në një sfidë interesante do të përballen Peja dhe Proton Cable Prizreni.
Pejanët janë në vendin e dytë me 16 fitore e gjashtë humbje, kurse prizrenasit pas fitores ndaj Sigal Prishtinës janë të motivuar dhe kërkojnë fitoren e radhës, derisa renditen në vendin e shtatë me shtatë fitore e 15 humbje.
Istogu që po paraqitet vetëm me vendorë do të ndeshet me Golden Eagle Yllin, ku therandasit shihen favoritë.
Istogasit kanë vetëm një fitore e 21 humbje, derisa Ylli numëron 13 fitore e nëntë humbje.
Kjo xhiro mbyllet me takimin mes Vëllaznimit dhe Bashkimit, që është shumë i vlefshëm, pasi kuqezinjtë janë në vendin e pestë me nëntë fitore e 13 humbje, kurse prizrenasit në vendin e gjashtë me tetë fitore e 14 humbje.
Prince Caffe Superliga-Java 23
E mërkurë
19:00 Peja-Proton Cable Prizreni
19:00 Sigal Prishtina-Trepça
E enjte
17:00 Istogu-Golden Eagle Ylli
19:00 Vëllaznimi-Bashkimi
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...