Në krahun e majtë e mbante shiritin e kapitenit, e në supe shumë presion
Në stadiumin Olimpik “Adem Jashari” nuk mund të gjeje ulëse te lirë.
As reshjet e shiut nuk i ndalën shqiptarët nga të gjitha trojet për të shkuar në Mitrovicë.
Kosova e luajti ndeshjen e parë miqësore në patronatin e FIFA-s.
Kjo ditë mbetet e paharrueshme për të gjithë shqiptarët, e veçanarisht Anel Rashkajn.
Në krahun e majtë ai e mbante shiritin e kapitenit, e në supe shumë presion.
“Ka qenë një pritje e gjatë. Duke e ditur se çfarë rrethanash kanë qenë, ajo lojë do mbetet një moment historik, që nuk përsëritet asnjëherë. Është një ditë e paharruar. Është një nga ndeshjet më të veçanta në karrierën time”, tha Rashkaj fillimisht për RTV Dukagjinin.
Ish-mesfushori kishte ndjenja të përziera gëzimi, krenarie, e një brengë që së bashku me shokët mos t’i dëshpërojnë shikuesit.
“Kemi pasur emocione të mëdha. Kishim ndjenja të papërshkrueshme. Por, e kishim një lloj presioni në vete, mos të paraqitemi keq. E gjithë ajo pritje, e gjithë ajo atmosfërë, të gjithë sytë e shqiptarëve ishin nga ne. Por, falë Zotit u paraqitem mirë”.
Ai tregoi se në atë grumbullim, skuadra nuk pati asnjë stërvitje së bashku.
“Ka pasur shumë ndryshime nga viti në vit. Janë ndërruar shumë futbollistë. Në grumbullimin me Haitin, nuk kemi pasur asnjë stërvitje së bashku. Ka qenë shumë e vështirë”.
Pas ndeshjes, ai tha se euforia ishte e madhe.
“Pas ndeshjes ka qenë një eufori e madhe nga të gjithë. Sepse, më në fund e lujtëm atë ndeshjen e parë zyrtare dhe pastaj filluam të planifikojmë për të ardhmen”.
Kur gjyqtari e sinjalizoi përfundimin e ndeshjes, rezultati ishte 0-0, por kjo nuk kishte shumë rëndësi.
Kosova i theu kufinjtë e izolimit në futboll. /Gazeta Olle/
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga