Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili u prit në takim nga Guvernatori i Oesterreichische Nationalbank (OeNB), dr. Robert Holzmann, për të diskutuar dhe zgjeruar bashkëpunimin ndërmjet dy bankave qendrore.
Në njoftimin për media nga BQK, thuhet se gjatë takimit, Guvernatori Ismaili shprehu mirënjohjen e sinqertë për mbështetjen e pakursyer të OeNB-së për BQK-në, përmes projekteve dhe asistencave të ndryshme, drejtpërdrejt si bankë qendrore ashtu edhe përmes konstituencës së saj me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN), si dhe Joint Vienna Institute (JVI). Kjo mbështetje ka kontribuar ndjeshëm në avancimin e sistemit financiar në Republikën e Kosovës dhe ngritjen e kapaciteteve të vet BQK-së si institucion.
“Diskutimi ndërmjet Guvernatorit Ismaili dhe Guvernatorit Holzmann është përqendruar kryesisht rreth forcimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme, duke përfshirë ndarjen e njohurive dhe ngritjen e kapaciteteve në mbikëqyrje, si dhe fillimin e iniciativave të përbashkëta kërkimore. Po ashtu, guvernatorët nënvizuan rëndësinë e shfrytëzimit të ekspertizës dhe burimeve të të dyja institucioneve me qëllim të nxitjes së qëndrueshmërisë dhe efikasitetit më të madh brenda sistemeve të tyre financiare”, njofton BQK.
Guvernatori Ismaili theksoi rëndësinë e përpjekjeve të përbashkëta në avancimin e kornizave rregullatore në sektorin financiar. Gjatë diskutimit u theksuan përfitimet e ndërsjella të shkëmbimit të praktikave më të mira dhe nxitjes së një kulture të të mësuarit të vazhdueshëm.
Takimi përfundoi me angazhimin e të dyja palëve për thellimin e partneritetit dhe gjetjen e mundësive të reja për bashkëpunim në të ardhmen.
Guvernatori Ismaili aktualisht po zhvillon një vizitë zyrtare me ftesë të Guvernatorit Holzmann, në shënimin e 80-vjetorit të themelimit të institucioneve të Bretton Woods (FMN dhe Bankës Botërore) dhe 75-vjetorit të anëtarësimit të Republikës së Austrisë në këto organizata./Arbresh.info/
Regjistrohet rasti i pestë me ethet e Nilit Perëndimor në Ma...
KQZ: 4417 aplikime për t’u regjistruar si votues jashtë Koso...
Como arrin fitoren e parë në Serie A ndaj një kundërshtari t...
Zgjidhni problemin me zbokthin me një veprim
Shkroi koment anti-Kosovë, basketbollisti pejan nuk ia zgjat...
CEFTA, Habeck : Po përpiqemi të gjejmë një zgjidhje për Koso...