Google ADS

Ancelotti: Te Reali, vuajtja më e madhe se lumturia

15:21 | 5 Mars 2024
KRG

“Nuk ka kurrë paqe mendore në një ndeshje ka luhet shumë. Ne duhet të ndjekim ëndrrën për të vazhduar në kompeticionin që na ka dhënë shumë sukses. Nuk dua të mendoj për arbitrin para ndeshjes dhe shpresoj që të mos mendoj as pasi të përfundojë”, e nisi konferencën Carlo Ancelotti përpara para ndeshjes me Leipzigun në “Santiago Bernabeu”.

Një ndeshje e zjarrtë, ndaj një kundërshtari të vështirë, që e vuri në vështirësi ekipin në ndeshjen e parë (0-1). Përveç kësaj, ai la një reflektim kurioz për lumturinë dhe vuajtjet në botën e futbollit.

“Do të ishte një fjalim shumë i gjerë. Më pëlqen puna ime dhe aq më tepër te Reali i Madridit. Mendoj se është klubi më i mirë për ta bërë këtë punë. Në përgjithësi, vuajtja është më e madhe se lumturia… sepse ka shumë situata qe duhet t’i përmiresosh.

Brenda fitores ka njerëz që nuk janë të lumtur, një lojtar që nuk luan etj… dhe e gjitha kjo ndikon në lumturinë tuaj. Vuajtja është vetëm juaja. Lumturia mund të ndahet me të tjerët, por vuajtja jo. Jam shumë mirë sepse jam në ekipin botëror, por vuajtja është më e madhe se lumturia”.

Kartoni i kuq për Bellingham: “Nuk kam folur me të për këtë, nuk kam nevojë. Ai është një lojtar që jep gjithçka në fushë dhe po bën shumë mirë. Ajo që ndodhi një ditë më parë, kartoni i kuq, ishte gabim. Edhe unë isha i irritur, por nuk “thashë asnjë lloj fyerjeje”.

Bilanci i sezonit: “Deri sot kemi bërë shumë mirë, duam të vazhdojmë. Nuk do të kalojë shumë, dy muaj e gjysmë apo tre, pastaj do të vlerësojmë se si ka qenë. Deri tani nuk mund të qortoj asgjë.”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme