Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se “ledhatimi” i padrejtësisë nuk sjell asnjëherë paqen, duke shtuar se popullin e mban “ideali i kulluar i Epopesë së Jasharëve”.
Kështu është shprehur Kurti në manifestimin qendror në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.
“Tani epoka po flet ndryshe. Së pari sepse jemi shtet i pavarur dhe kemi ushtrinë tone. Ne jemi shteti i një populli gjithnjë liridashës dhe mbrojtës i kampit të drejtësisë. Shteti i një shoqërie që synon zhvillimet perëndimore dhe demokratike të lirive. Jemi pjesë e një kombi që mbron me ushtrinë e vet idenë dhe praktikën e drejtësisë dhe lirisë. E nuk ka në këtë jetë njerëzore lavd më të madh se qëndrimi nga ana e drejtësisë dhe e lirisë. Së dyti, sepse epoka dhe vetëdija botërore po ndryshojnë. Po kuptohet gjithandej nga Kancelaritë e fuqishme, se ledhatimi i padrejtësisë nuk e sjellë kurrë paqen, por të kundërtën e saj. Korruptimin e shoqërisë dhe luftëren mes popujve. Paqja dhe padrejtësia nuk mund të bashkëjetojnë. Paqja duhet të jetë e qëndrueshme dhe afatgjate për të mundësuar popujve të nxjerrin më të mirën e tyre”.
“Ju duhet të shihni dhe vlerësoni vetën si një trup e një mendje. Si një ushtri që iu shtuar shoqërive që mbrojnë demokracinë dhe paqen. Ne iu mbahemi një ideali të kulluar të Epopesë dhe Jasharve. Kush I mbahet një ideali të kulluar del gjithmonë fitues. Kjo është fryma e Epopesë së UÇK-së. E për këtë duhet të jemi krenarë. Guximi është trimëri dhe dije. Edukimi I ushtarakut duhet të jetë I plotë, duhet të jetë guxim sepse ushtaraku mbron një popull të tërë. Ushtaraku është shprehja e mbrojtjes së ndërgjegjshme të vizionit të një populli të tërë në të drejtën e tij të gjithkohshme”, ka thënë Kurti./eo
Osmani në Prekaz: Betohemi që do ta mbrojmë çdo cep të Repub...
Rodri: Nuk dorëzohem, synimi është që pas gjashtë apo shtatë...
Bislimi e Konjufca bëjnë homazhe te Kompleksi Memorial ̶...
Barcelona merr lajme të mira, dy futbollistë të rëndësishëm ...
Merr flakë një shtëpi në Tiranë, lëndohen dy fëmijë
Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë akuza për shkelje të armëp...