Avdullah Alija, Halil Ibrahimi dhe Avni Berisha janë shkencëtarët që u nderuan me çmimin “Shkencëtar i viti” për vitin 2015. Ky çmim iu është ndarë nga Ministria e Arsimit , Shkencës dhe Teknologjisë. Shkencëtarë të rinj të këtij viti, të cilët u treguan të suksesshëm në hulumtimet e tyre për periudhën njëvjeçare, janë :Armond Daci, Pranvera Ibrahimi dhe Valmir Krasniqi.
Halil Ibrahimi është profesor në Departamentin e Biologjisë, FSHMN, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”. Ibrahimi këtë çmim e ka marrë për zbulimin e një insekti të cilinë e ka emëruar me emrin “Drusus dardanicus”. Ky emër i është vënë pasi që llojeve të reja të insekteve, gjegjësisht kafshëve, por edhe bimëve, u jepen emra të cilët i ndërlidhin me vendin ku janë zbuluar.
Aty afër vendit ku është gjetur ky lloj i ri i insekteve, sqaron për KosovaPress-in profesor Ibrahimi, gjatë perandorisë romake ka ekzistuar një qytet minierë me emrin “dardanicus” dhe rrjedhimisht kjo ishte ideja që në bazë të atij qyteti-minierë t’i jepet emri këtij lloji të insekti.
Ibrahimi tregon se ky lloj i ri i insektit për shkencën është zbuluar në zonën e Llapit, komuna e Podujevës.
“Zbulimi im ma i madh gjatë këtij viti ka qenë zbulimi i një lloji të ri të insektit, pra insekt tërësisht i ri për shkencën i cili ka qenë i panjohur ma herët. Ky insekt është zbuluar në një zonë rrëzë Kopaonikut, pra në zonën e Llapit, komuna e Podujevës. Pjesa më e madhe e hulumtimeve që kanë pru deri të zbulimi i këtij insekti kanë qenë faktikisht ndërmarrje individuale, edhe pse një pjesë e hulumtimeve gjatë këtij viti të fundit, gjatë punës së periudhës përfundimtare pra, është realizuar në kuadër të një projekti në financuar nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë”, tha Ibrahimi.
Ndër veçantitë kryesore të këtij insekti është se prania e tij tregon kualitetin e shkëlqyeshëm që kanë ujërat.
“Veçantia kryesore e këtij lloji të insekti është se pikë së pari është lloj shumë i rrallë .Në tërë botën faktikisht jeton vetëm në atë zonën malore rrëzë Kopaonikut, mbi fshatin Blloqicë. Veçanti tjetër është që ky insekt , por edhe llojet të tjera të afërta me këtë insekt, jetojnë vetëm në përroska malore shumë të pastra, që do të thotë është tregues i kualitetit të shkëlqyeshëm të ujerave. Ciklin jetësor e kanë njëvjeçar, d.m.th pjesën më të madhe gjatë këtij viti e kalojnë brenda në ujë, ndërsa disa javë gjatë pranverës dalin jashtë ujit dhe si insekte të rritura fluturojnë përreth ujit, me çiftëzim pastaj përfundon periudha e jetës dhe prej vezëve pastaj zhvillohet cikli i gjeneratës së re”, tha Ibrahimi.
Kolegu i Ibrahimit në Departamentin e Biologjisë në UP “Hasan Prishtina”, Profesori Av dulla Alija, i cili gjithashtu u vlerësua me çmimin “Shkencëtar i vitit”, ka kontribuuar në hulumtimin për ndotjen e mjedisit.
Metodologjia e re e instaluar jep rezultat që vlerësohen shumë në komunitetin shkencor, të atilla sa të botohen në revista qe kanë shumë ndikim, ka thënë Alija për “KosovaPress”.
“Kontributi im konkret në kërkimet shkencore janë hulumtimet që bëhen në nivel të vlerësimit të ndotjes së mjedisit në parametra që ne i quajmë gjenotoksik dhe japin një indikacion për shkallën e rrezikshmërisë për dëmtime afatgjata në sisteme të ndryshme duke përfshirë bimët, shtazët dhe së fundmi kemi bërë edhe vlerësimet e ndotjes së mjedisit në parametra që tregojn? ? rrezikshmërinë tek njeriu. Inovacioni me të cilin ka pasur parasysh edhe komisioni i cili edhe ka propozuar për këtë çmim është se edhe kemi një metodologji të re të instaluar dhe ajo metodologji vërtetë jep rezultate që vlerësohen në komunitetin shkencor dhe rezultatet të tilla janë botuar në revistat të cilat kanë ndikim. Po ashtu kemi bërë edhe hulumtim në nivel të parametrave gjenetik, kosovar, që në një far forme e jep letërnjoftimin bioantropologjikë të kopulacionit human në Kosovë. Krahas kësaj ka pas edhe kontribut që shprehet në atë se projektet e fituara, implementimi i tyre u ka dhënë mundësi një stafi të ri që të shkojnë dhe të kenë qëndrime hulumtuese jashtë vendit, të marrin përvoja të reja dhe në njëfarë forme ta bartin atë përvojë në Universitetin e Prishtinës dhe në hulumtimin kërkimor në përgjithësi në Kosovë”, tha Alija.
Alija shtoi se nuk mungon vullneti nga të rinjtë q ë të zbulojnë gjëra të reja, por duhet të jetë çdo herë dikush aty për ta, që t’u hapë dyert. Sipas Alijës, është detyra e secilit që ka përvojë që të krijojë grupe pune dhe t`i fusë në kuadër të hulumtimeve shkencore.
“Ka mjaft vullnet por ai duhet edhe të orientohet, është detyrë e secilit nga ne që kemi një provojë që të etablojmë grupe pune dhe të futen në kuadër të hulumtimeve shkencore ,sepse aktualisht gjithkund në botë projektet dhe aktivitete shkencore të shkencëtarëve të cilët kanë një provojë nënkupton angazhimin e të tjerëve dhe në mesin e të rinjve unë kam parë një motiv për me u marrë me punë shkencore, por atyre duhet të jemi shumë të kujdesshëm që t’u ofrojmë mundësi”, Tha Alija.
Shkencëtari i ri i këtij viti, Armond Daci, është treguar i suksesshë m në fushën e farmakologjisë, duke hulumtuar në atë mënyrë saqë hulumtimet të botohen në revistat e Shteteve të Bashkuar të Amerikës dhe në universitete evropiane.
Daci tha se hulumtimet shkencore janë realizuar dhe janë konkretizuar në universitet partnere, por një pjesë e tyre e madhe edhe në Universitetin e Prishtinës.
“Ne kemi bërë disa hulumtime shkencore të cilat janë realizuar dhe konkretizuar në universitete partnere dhe gjithashtu një pjesë e madhe me Universitetin e Prishtinës që ka të bëjë me fushën e farmakologjisë , kryesisht qoftë modeleve invirto dhe gjithashtu edhe në fushën e farmakogjenomikës. Hulumtimet tona kanë arritur të publikohen në revista, si në SHBA dhe në universitete evropiane. Ndërsa s a i përket rezultateve të këtyre projekteve janë të publikuara relativisht vonë, por megjithatë variojnë këto dy deri tri vitet e fundit që kam qenë edhe prezent në këto universitete partnere”, tha Daci.
E vetmja femër në rangun e shkencëtarëve që iu nda çmimi sivjet është Pranvera Ibrahimi, doktorant, bashkëpunëtor shkencor në Departamentin e Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Klinike në Universitetin Umeo.
Ibrahimi ka zbuluar një metodë të re të bazuar në ultrazë, që shërben për t’u zbuluar më herët sëmundja e arteriosklerozës.
“Zbulimi im ka të bëj më arteriosklerozën është sëmundje që është shkaktare e sulmit në zemër dhe sulmit në tru, njëri prej shkaktarëve kryesorë të vdekjeve në botë. Më saktësisht studimet e mija kanë të bëjnë me një metodë të re bazuar në ultrazë, si me detektuar më herët sëmundjen e arteriosklerozës në enët e gjakut edhe atë kryesisht në enët e gjakut që e furnizojnë trurin me gjak e që gjenden në qafë. Gjithashtu njëri nga studimet e mija që e konsideroj më të rëndësishëm është se e kemi gjetur se njëri lloj i barnave që njëkohësisht ulin edhe yndyrat në gjak, me at metodë kemi tregu se këto barna kanë efekt të mirë me e stopu sëmundjen ose me ngadalsu procesin e sëmundjes,” tha Ibrahimi.
Studimet e saj janë realizuar në Suedi dhe kanë qenë pjesë e doktoraturës së saj.
Ibrahimi nga Ministria e Arsimit ka marrë një bursë vitin e kaluar, bursë kjo që ju jepet atyre që doktorojnë në universitete prestigjioze të Evropës.
“Krejt këto studime janë realizuar në Suedi dhe kanë qenë pjesë e doktoraturës, atje universiteti i përkrah hulumtimet dhe studimet , kështu që unë personalisht, ndoshta mentori im po, por unë personalisht nuk kam pasur nevojë që të kërkoj ndihmë për realizimin e projektit. Ndërsa këtu në Kosovë përveç bursës që më është ndarë nga Ministria e Arsimit vitin e kaluar, që i jepet doktorantëve që studiojnë në universitete prestigjioze në Evropë e edhe çmimit që e kam marr nga Akademia e Shkencave sivjet në mars , një shpërblim prej 3.000 euro, tjera ndihma nuk kam pasur prej institucioneve kosovare”, tha Ibrahimi
Kandidatët e përcaktuar në pikën e parë, janë përfitues të çmimit prej 2000 euro, ndërsa ata të pikës së dytë kanë marrë një çmim prej 1500 euro.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...