Google ADS

Lulzim Jashari: Marsi dëshmon se duhet punë përkushtim që ta mbrojmë atdheun  

13:21 | 5 Mars 2024
E.G

Lulzim Jashari, djali i komandantit legjendar Adem Jashari ka marrë pjesë në Kazermën “Adem Jashari” me rastin e shënimit të 26-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në fjalën e tij, ai tha se është privilegj që të flasësh para ushtarëve, shkruan Arbresh.info.

“Në këtë ditë të nderuar është privilegj të flasësh para ushtarëve tanë. Dashur ushtarë ju kenji një traditë të pasur dhe të jeni krenarë.”, tha ai.

“Armët tuaja janë vazhdimësi e armëve më të pastërata që shënjestruan vetëm armën e pushtuesit e cila shkrepi vetëm në emër të lirisë.”, u shpreh ai.

Jashari u shpreh se e ardhmja e kombit shqiptar është Evropa dhe NATO.

“Këtë traditë madhështore duhet ta ruajmë dhe të ia trashëgojmë brezave. Të nderuar ushtarë pas jush do të jetë i gjithë kombi. Në luftë e vetmja frikë do të jetë vetëm frika nga humbja. Ne duhet të pregatitemi për të ardhmen. E ardhmja e kombit shqiptarë është Evropa dhe Nato.”, shtoi ai.

“Data të tilla si këto na dëshmojnë se sa shumë ka vuajtur populli shqiptar. Marsi dëshmon se duhet punë përkushtim që ta mbrojmë atdheun.”, përfundoi djali i komandantit Jashari./Arbresh.info/

Të ngjashme