Debati i Sarës dhe Françeskës është komentuar gjatë këto ditët e fundit.
Sara mbylli Françeskën në tualet pasi ishte e acaruar që e quajtur Bardhi “të paburrë”. Ky gjet nuk u prit aspak mirë nga Françeska e cila iu drejtua me shumë ofendime. Së fundmi ato janë ulur për të diskuar rreth këtij debati dhe Françeska i kërkon falje për ofendimet që i dha pasi nuk i meritonte. Gjithashtu ajo u shpreh se nëse Sara do ia kishte kërkuar tamam se donte të dilte në nominime të, do e pranonte dhe do futeshin të dyja së bashku brenda në tualet.
Françeska: Kam shumë gjëra për të të thënë, por s’dua ta bëj. Situata mes nesh ka arritur maksimumin e asaj dhe nuk dua të arrij në atë nxehje të tepër. Më vjen keq për fjalën që të thashë, nuk e meriton as ti dhe askush në këtë shtëpi, me fjalët që përdora unë, apo fjalët e tjera që janë përdorur. Më vjen shumë keq, jo vetëm fjala ime, por të gjitha fjalët e ulëta
Sara: E vlerësoj këtë që bëre tani. Nuk kam asgjë me ty.
Françeska: Situata te banja për mua ishte e papranueshme, nëse doje që të dilje në nominim me mua, më dilje përballë, se kam aq shumë këllqe saqë isha futur si zonjë. Në atë pikë isha e shqetësuar, sepse nuk dua të viktimizohem. Është personale me mua dhe pse reagova ashtu. Veprimet agresive për mua janë të papranueshme. Njerëzore kam qenë dhe do të mbrohem. Këtu është një lojë.
Për shkak të debatit në tualet, Vëllai i Madh dërgoi një Zarf të Zi ku njoftoi të gjithë banorët se televotimi i kësaj të marte është anuluar. Se çfarë do ndodhë mbrëmjen e sotme dhe nëse ndonjë nga vjazat do penalizohet, mbetet për t’u parë në spektaklin e sotëm./tch
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Turqia shkarkon edhe dy kryetarë kurdë
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Angela Merkel shpreh ‘shqetësim të madh’ për rolin e Elon Mu...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...