Google ADS

Plagosja në Prishtinë, prokuroria: Janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e rastit

10:58 | 5 Mars 2024
L G

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se janë ndërmarrë të gjitha veprimet për zbardhjen e rastit të plagosjes së një personi që ndodhi të hënën në lagjen e Muhaxherëve në Prishtinë, mes dy grupeve të të rinjve.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton opinionin publik se menjëherë pas marrjes së informatave për plagosjen e një personi në Prishtinë, kemi autorizuar Policinë e Kosovës për marrjen e veprimeve të nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Sigurojmë opinionin publik se në koordinim me hetuesit policorë kemi ndërmarr të gjitha veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”, bënë të ditur prokuroria, raporton Arbresh.info.

Po ashtu, prokuroria fton qytetarët të bashkëpunojnë me autoritetet për zbardhjen e rastit.

“Ftojmë qytetarët të cilët kanë informata relevante rreth rastit të bashkëpunojnë me autoritetet ligj zbatuese, duke iu drejtuar Prokurorisë dhe Policisë për të ndihmuar në hetimin dhe zbardhjen e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e prokurorisë./Arbresh.info/

Të ngjashme