Google ADS

Kreu i inteligjencës turke vizitë “blic” në SHBA

09:50 | 5 Mars 2024
R J

Kreu i Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës së Turqisë, Ibrahim Kalın do të zhvillojë bisedime të nivelit të lartë gjatë vizitës së tij në SHBA

Kalın do të takohet me shefin e CIA-s, William Burns në Washington DC dhe do të ketë takime në Shtëpinë e Bardhë, Kongres dhe Departamentin e Shtetit, raporton Anadolu Agency.

Krahas marrëdhënieve dypalëshe, në agjendë do të jetë edhe lufta kundër organizatave terroriste si PKK, DEASH dhe organizata terroriste FETO.

Çështjet rajonale si Iraku dhe Siria, si dhe situata në Rripin e Gazës janë ndër çështjet që do të diskutohen. Gjithashtu do të shkëmbehen mendime për luftën e vazhdueshme midis Rusisë dhe Ukrainës dhe çështjen e Kaukazit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme