LShK organizon akademinë letrare-artistike “Ora e Lirisë” me rastin e shënimit të 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së

08:24 | 5 Mars 2024
E.G

Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës në kuadër të “Epopesë së UÇK-së” përvjet organizon akademinë letrare-artistike “Ora e Lirisë”, një manifestim tradicional mu në fillimin e luftës së lavdishme të kësaj Ushtrie, më 5 mars.

Sipas njoftimit, juria letrare do të japë çmimin tradicional letrar “Adem Demaçi”, shkruan Arbresh.info.

“Akademia letrare-artistike “ORA E LIRISË” mbahet më 5 mars 2024, nga ora 12, në lokalet e LSHK-së – Mahalla e Muhaxherëve, rr. “Jashar Salihu”, Kulla e zotnisë, Prishtinë.”, thuhet në njoftim.

Ndër të tjera, njoftohet se disa nga poezitë e suksesshme botohen në revistën letrare “Metafora” të LSHK-së./Arbresh.info/

Të ngjashme