Arsenal ka arritur një fitore të thellë në udhëtim me rezultat 6-0 ndaj Sheffield United në kuadër të xhiros së 27-të në Premier League.
“Topçinjtë” nga fillimi deri në fund treguan forcën e tyre, duke mos e vënë në dyshim aspak fitoren.
Martin Odegaard në minutën e pestë shënoi për 1-0.
Teksa epërsia e Arsenalit u dyfishua kur Jayden Bogle shënoi autogol në minutën e 13-të.
Ndërsa për rezultatin 3-0 u përkujdes Gabriel Martinelli dy minuta më vonë.
Londinezët nuk u ndalen duke shënuar edhe dy gola të tjerë në pjesën e parë, me anë të Kai Havertz në minutën e 25-të dhe Declan Rice në të 39-tën për 5-0.
Për epilogun final 6-0 shënoi Ben Ëhite në minutën e 58-të.
Arsenali tani ka shkuar në kuotën e 61 pikëve dhe gjendet në pozitën e tretë, me dy pikë më pak se lideri Liverpooli që ka 63 sosh./Arbresh.info/
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...
Manchester United përgatit për një ofertë për 60 milionë eur...