Inter ka arritur të shënoj fitoren e radhës në Serie A, ndaj Genoas në kuadër të xhiros së 27-të, me rezultat 2-1.
Nerazzurrët pas kësaj fitoreje marshojnë lirshëm drejt titullit të 20-të në histori të klubit në Serie A, shkruan Arbresh.info.
Ishte futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani që realizoi golin e parë për zikaltrit në minutën e 31-të pas një asistimi të Alexis Sanchezit.
Kurse, Sanchezi pas gjashtë minutave shënoi golin e dytë për skuadrën e Interit, nga pika e bardhë e penalltisë.
Ndërkohë në minutën e 54-të, Johan Vasquez ngushtoi epërsinë në 2-1.
Deri në fund gola nuk pati dhe Interi arkëtoi tre pikët e radhës.
Pas xhiros së 27-të, Interi ka 72 pikë dhe ndodhet 15 pikë përpara ndjekësit të parë Juventusit.
Kurse Genoa renditet e 12-ta me 33 pikë./Arbresh.info/
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...