Ambasada amerikane në Tiranë ka uruar Shqipërinë për hapjen e bazës së parë ajrore të NATO-s në rajonin e Ballkanit, atë të Kuçovës.
Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, ambasada amerikane shkruan se hapja e bazës së NATO-s në Kuçovë ëstë një gur kilometrik që tregon përkushtimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj parimeve të NATO-s në mbrojtjen e lirisë.
“Urime Shqipërisë për inaugurimin e bazës së parë ajrore të NATO-s në Ballkanin Perëndimor. Ky gur kilometrik ilustron përkushtimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj parimeve të NATO-s për të mbrojtur paqen, lirinë dhe demokracinë duke iu kundërvënë kërcënimeve përmes parandalimit dhe mbrojtjes. I Ngarkuari me Punë David Ëisner iu bashkua Presidentit Bajram Begaj, Kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, Kryeministrit Edi Rama, Ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi dhe zyrtarëve të tjerë shqiptarë dhe të NATO-s gjatë ceremonisë së hapjes sot në Kuçovë. Wisner përgëzoi angazhimin e Shqipërisë për modernizimin e ushtrisë së saj dhe përmbushjen e angazhimeve thelbësore të mbrojtjes të NATO-s si mburojë e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Si aleatë në NATO, ne qëndrojmë të bashkuar dhe të fortë”, shkruan Ambasada e SHBA në Facebook./Arbresh.info
Izraeli thotë se ka goditur qindra caqe në Liban
“Të kthehemi më të fortë”, Flick flet pas humbjes së Barcelo...
Të shtënat me armë në ahengje, MPB: Gjatë gushtit u konfisku...
Për një javë policia shqiptoi afro dy mijë gjoba trafiku në ...
Lajçak: Dy javët e fundit, fokusin e kisha në dialog
“Travel and Tour World”: Shqipëria moment historik të ri në ...