Google ADS

Një ushtar i KFOR-it në Kosovë vdes në gjumë

19:26 | 4 Mars 2024
E.H

Një ushtar i KFOR-it ka ndërruar jetë sot sa ishte në gjumë.

Në njoftim thuhet se ai ishte pjesë e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, në Ekipin Monitorues Ndërlidhës të Gjilanit.

Shkaku i saktë i vdekjes së tij ende nuk është konfirmuar.

“Ushtari shërbeu me dallueshmëri dhe kontribuoi me shërbimin e tij të përditshëm në përpjekjet e vazhdueshme të KFOR-it drejt sigurisë së qëndrueshme në Kosovë. Përkushtimi dhe angazhimi i tij në mision do të kujtohen dhe nderohen gjithmonë. Janë njoftuar familjarët e ushtarit të ndjerë”, thuhet në komunikatë.

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, ka shprehur ngushëllimet e tij të përzemërta.

“Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për këtë humbje tragjike. Mendimet e mia janë me familjarët dhe miqtë e ushtarit të ndjerë. Humbja e tij ndihet në të gjithë komunitetin e KFOR-it. Ne do ta nderojmë kujtimin e tij përmes përkushtimit tonë të palëkundur ndaj misionit të KFOR-it”, tha Ulutaş./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme