I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka marr pjesë në Forumin e Diplomacisë në Antalia në Turqisë.
Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Lajçak ka bërë të ditur se ka vizituar edhe qytetin belg Bryzh, ku thotë të ketë mbajtur një ligjëratë me diplomatët e rinj për përvojën e tij aktuale dhe të kaluar si Përfaqësues Special i BE-së, përcjell Arbresh.info.
Sipas tij, çështja kryesore e tij ka qenë vizita në Bruksel javën e kaluar, konkretisht takimi me delegacionin e Kosovës dhe Serbisë rreth çështjes së dinarit, teksa ka paralajmëruar një takim të mundshëm me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi.
“Pika kryesore e agjendës sime në Bruksel javën e kaluar ishte takimi ndërmjet përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë për gjetjen e përgjigjeve ndaj pyetjeve të hapura lidhur me vendimin e marrë së fundi nga Banka Qendrore e Kosovës për operim me kesh – më konkretisht çështjen e ndihmës së Serbisë për njerëzit që jetojnë në Kosovë. Përshëndetja përkushtimin e të dyja delegacioneve për t’u angazhuar në mënyrë konstruktive për gjetje të zgjidhjeve të qëndrueshme për komunitetet e prekura. Takimi ishte një hap i rëndësishëm para; mirëpo, shumë pyetje politike mbesin dhe diskutime shtesë do të nevojiten në ditët në vijim. Për këtë arsye si hapin e menjëhershëm të ardhshëm do të vijojë diskutimet me zëvendëskryeministrin e Kosovës dhe kryenegociatorin Besnik Bislimi”, ka shkruar ndër të tjera Lajçak.
Kujtojmë se javën e kaluar, Lajçak në Bruksel ka takuar një delegacion nga Kosova dhe Serbia për të diskutuar rreth çështjes së dinarit. Kosova është përfaqësuar nga një delegacion i BQK-së./Arbresh.info
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Erëra të forta e shi orët në vijim, Komuna e Prishtinës para...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?