Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim kryetarin e Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati.
Duke falënderuar Kurtin për takimin, Kastrati foli për angazhimin e vazhdueshëm për projekte në ndihmë të familjeve në nevojë.
Kurti shprehu mirënjohjen për mbështetjen ndaj skamnorëve dhe kategorive të ndjeshme të shoqërisë, që kjo shoqatë ka dhënë që nga vitit 2009, kur është themeluar.
Në takim u theksua se barazia dhe mirëqenia janë synime qendrore të Qeverisë së Republikës së Kosovës, duke theksuar veprimet e ndërmarra në mbështetje të qytetarëve./Arbresh.info
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Lewandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve