Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci ka thënë se Qendra e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë do të hapë dyer të reja për rininë.
Nagavci me anë të një postimi në Facebook, tha se kjo qendër do të mirëpresë përfaqësuesit e bizneseve dhe kompanive të ndryshme, të cilët do të kenë një hapësirë enkas të dedikuar për të eksploruar talentet e reja, shkruan Arbresh.info.
“Si Ministri e Arsimit kemi vënë theks të veçantë tek rëndësia e përgatitjes së të rinjve për tregun e punës. Shembulli më i suksesshëm në këtë drejtim është zbatimi i arsimit dual. Brenda dy viteve kemi shkuar në 12 profile të arsimit dual, në 24 shkolla, në 14 komuna, ku deri tani janë të përfshirë gjithsej 920 nxënës.”, u shpreh Nagavci.
Sipas saj, kjo Qendër mund të jetë hapësirë e dobishme edhe për nxënësit e arsimit dual të cilët, siç tha ajo, mund të shkëmbejnë përvoja dhe praktika me studentët dhe me përfaqësues të bizneseve./Arbresh.info/
Ndryshe, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka inauguruar Qendrën e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Universitetin e Prishtinës.
Me këtë rast u tha se zhvillimi i inovacionit do të ndikojë edhe në zhvillimin ekonomik të vendit “Inovacioni dhe Ndërmarrësia janë forca shtytëse të progresit./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Kurti: Qendra për Inovacion do të shërbejë si nyje e rëndësishme e kreativitetit dhe bashkëpunimit
Policia Rajonale e Ferizajt shqiptoi 1 mijë e 297 gjoba gjat...
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Kolumbi
Kumbaro ndan pamje nga pazari i Gjirokastrës nën atmosferën ...