Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, tha se diplomacia parlamentare është e rëndësishme për të ndihmuar Evropën në navigimin e kompleksiviteteve dhe përballjen me narrativat e vjetra.
“Ka ende historikisht dallime politike dhe pabarazi socio-ekonomike, të cilat kërcënojnë të na ndajnë në vend që të bashkohen. Kjo është arsyeja pse duhet të promovojmë principet e dialogut dhe gjithpërfshirjes, të cilat janë esenciale për të krijuar ura ndërmjet njerëzve dhe shteteve”, tha kryeministri Kurti në konferencën “Urëzimi i Ballkanit Perëndimor: Diplomacia Parlamentare për Sigurinë Rajonale dhe Integrimin Euro-Atlantik”.
Sipas tij, në rajonin e Ballkanit Perëndimor shihet se si regjimi në Serbi është nxitur nga pushtimi i Ukrainës nga ana e Rusisë.
Kreu i Qeverisë tha se në dy vitet e para të qeverisjes Serbia ka sjellë katër herë ushtrinë te kufiri, ka sponsorizuar terrorizmin, ka shpërndarë gënjeshtra dhe narrativa të rrejshme për të përligjur veprat e saj ndaj Kosovës dhe rajonit.
Drejtori i Friedrich-Ebert-Stiftung për Kosovë, Peter Hurrelbrink, ndërkaq tha se anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe bashkëpunimi rajonal është shumë me rëndësi, por kjo kërkon një numër të madh reformash në vendet e rajonit.
“Është e rëndësishme që të diskutohet për sfidat në siguri, luftimin e krimit dhe korrupsionit, përfshirjen e shoqërisë civil dhe mediave në rolin primar dhe shumë reforma tjera që duhet të bëhen për të përmirësuar jetën e qytetarëve”, tha Hurrelbrink.
Konferenca po vazhdon punimet me panelistë të tjerë./Arbresh.info/
Oriola Marashi, e ‘zjarrtë’ në të kuqe
I shënoi dy gola Strasbourg-ut, Zhegrova në formacionin e ja...
Zelenskyy në SHBA për të prezantuar planin e ri të paqes
Takimi mes Ramës dhe Erdogan: Të forcojmë lidhjet dypalëshe
Haxhiu takon shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, flasin për r...
Haradinaj: FSK-në për dy vjet e lëshuan mbi 11 për qind e us...