Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, pas zhvillimit të hetimeve, mbledhjes dhe analizimit të provave, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit S.N. (zyrtar policor) për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” të KPRK-së.
Ndërsa, siç njofton Prokuroria ndaj të pandehurve Rr.K., V.B., Q.Th., Y.K., dhe G.M., për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” të KPRK-së, si dhe ndaj të pandehurve Rr.K. dhe G.H., për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” të KPRK-së, përcjell Arbresh.info.
Sipas aktakuzës, i pandehuri S.N., në cilësinë e personit zyrtar, i caktuar për trajtimin e rasteve të dhunës në familje, me dashje dhe dijeni e ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare, duke i krijuar favore personit tjetër në atë mënyrë që gjatë zbatimit të masave të veçanta hetimore, i pandehuri në kundërshtim me detyrat e tija zyrtare, kishte komunikuar përmes telefonit dhe pa autorizim, me avokatin e të dyshuarit-tani i ndjerë, i cili ka qenë i dyshuar për veprën penale të dhunës në familje, me qëllim të mundësimit të lirimit të tij fillimisht nga masa e ndalimit, e më pas duke i mundësuar të takohej dhe të ketë kontakte me familjarët e tij e me persona të tjerë, si dhe duke kërkuar edhe nga zyrtarët e tjerë policorë që ishin në zbatim të vendimit të prokurorit të shtetit mbi ndalimin e të dyshuarit-tani i ndjeri, që t’ia mundësonin kontaktet me familjarët dhe personat e tjerë, kështu duke vazhduar edhe me pengimin e zbatimit të masës së paraburgimit.
“Të pandehurit Rr.K., V.B., Q.Th., Y.K., dhe G.M., në vazhdimësi e deri më 07.09.2023, në vende të ndryshme të Prishtinës, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo tjetrin, kanë organizuar, ndihmuar dhe marrë pjesë në lojëra të fatit-bastore, përmes një faqes së internetit dhe përdorimit të telefonave të mençur.”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Ndërsa, të pandehurve Rr.K. dhe G.H., pas zbatimit të urdhëresës së lëshuar nga gjykata për kontroll u janë gjetur në posedim armë pa autorizim nga organi kompetent.
“Prokurori i Shtetit me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat iu vihen në barrë, si dhe për të pandehurin S.N., ka propozuar që t’i ndalohet ushtrimi i funksionit në administratë publike apo funksioneve në shërbime publike. “, thuhet ndër të tjera në njoftim.
Ndërsa, në bazë të nenit 269 dhe 276 të KPPRK-së, sendet e sekuestruara me urdhrin ndalues përfundimtar të gjykatës të konfiskohen dhe të procedohen sipas procedurave të parapara ligjore, duke përfshirë edhe konfiskimin e shumës prej 3 mijë e 390 euro e krijuar si rezultat i kryerjes së veprës penale./Arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...