“Jemi të trishtuar! Ndeshja më e bukur, e dominuam Gallatën”

10:14 | 4 Mars 2024
KRG

Besiktasi zhvilloi një ndeshje shumë të mirë përballë Galatasarayt, por në fund humbi 0-1 derbin e zjarrtë të Stambollit. Ernest Muçi ishte kërcënimi kryesor për Gallatën, ndërkohë që edhe Milot Rashica ishte rrezik i vazhdueshëm.

Madje në një moment iu afrua një eurogoli nga goditja e këndit, por traversa i mohoi golin përballë ish-skuadrës, me të cilën sezonin e kaluar fitoi titullin kampion.

Sulmuesi dardan shprehu keqardhjen e tij në prononcimin pas derbit, aty ku theksoi se ai dhe shokët e skuadrës ndihen keq për faktin që dolën pa pikë nga sfida me kryesuesit e kampionatit.

“Jam vërtet i trishtuar. Në përgjithësi, mund të them se luajtëm ndeshjen më të mirë të sezonit. Qarkulluam topin, krijuam rastet tona, por nuk arritëm të shënonim gol.

Na mungoi finalizimi, teksa pësuam një gol të shpifur. Fatkeqësisht shënuam autogol. Jam i trishtuar që nuk arritëm të fitonim derbin”, u shpreh 27-vjeçari nga Vushtrria./Ss

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme